EMRI/ Gjendet në Delvinë trupi i pajetë i 75 vjeçarit nga Saranda, kishte humbur 3 ditë më parë

EMRI/ Gjendet në Delvinë trupi i pajetë i 75 vjeçarit nga Saranda, kishte humbur 3 ditë më parë

20:51, 24/06/2023
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i 75 vjeçarit nga Saranda është gjetur në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zones.

Sipas burimeve për SYRI-n, personi i pajetë është shtetasi Vesel Isufi, 75 vjeç.

75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.

Delvinë/ Informacion paraprak

Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.

Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco