Vodhën dyqanin në një qendër tregtare në Tiranë, dy qytetare bien në prangat e policisë

Vodhën dyqanin në një qendër tregtare në Tiranë, dy qytetare bien në prangat e policisë

10:11, 24/06/2023
A+ Aa A-

Dy qytetare kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për grabitje në njnë dyqan.

Sipas policisë të ndaluarat janë përkatësisht 20 dhe 32 vjeçe banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan qytetaret përkatësisht 20 vjeçe, dhe 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco