Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Grabiten me armë 40 mijë euro, në Astir

Grabiten me armë 40 mijë euro, në Astir

09:35, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, persona të paidentifikuar kanë grabitur një pikë  këmbimi valutor.

Nga pika e këmbimit është marrë një shumë të madhe parash.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën ‘Tom Plezha’ në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco