Rreth 6 orë në SPAK/ Zbardhet dëshmia e Arben Ahmetajt për inceneratorët dhe vilën në Palas

Rreth 6 orë në SPAK/ Zbardhet dëshmia e Arben Ahmetajt për inceneratorët dhe vilën në Palas

13:48, 23/06/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më parë në SPAK.

Ai ka sqaruar dje për prokuroren Enkeleda Millonai, pozicionin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Ahmetaj ka deklaruar se si ish-ministër i Ekonomisë dhe si ish-ministër i Financave nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses së tij që prej vitit 2022, Erjola Hoxha.

Sipas Ahmetajt, Zoto nuk ka pasur vilë në Hamallaj që t’ia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka pasur asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Ish-zv. kryeministri ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë.

Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton.

Ndërsa sa i takon vilës në Palasë, ish-zv. kryeministri ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyetet ajo për sqarime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco