Korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli lë në burg sekretaren Joana Duro

Korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli lë në burg sekretaren Joana Duro

12:50, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike, Laura Shteto.

Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë se arresti në burg.

Sipas SPAK, Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dyshohet se ka marrë ryshfet 330 mijë Lekë nga specialistja, Laura Sheto për të ndikuar në një prokurim publik për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Favorizimi në këtë prokurim publik sipas SPAK është kërkuar nga Vladimir Topi, administratori kompanisë që fitoi tenderin me fond limit 805 mijë Lekë. Ai i ka dhënë paratë inxhinierit të kompanisë së tij, Silvi Shehit, i cili më pas ia ka dorëzuar specialistes Laureta Sheto.

Ka qenë kjo e fundit që i ka çuar paratë në zyrën e Sekretares së Përgjithshme, Joana Duro, aty ku edhe u sekuestruan nga hetuesit të premten e 2 Qershorit.

Për këto veprime në pranga përfunduan edhe Vladimir Topi e Silvi Shehu, si të dyshuar për përfshirjen në këtë skemë korruptive.

Hetimet për këtë çështje nisën nga disa përgjime të një dosjeje tjetër të hapur nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco