EMRI/ U kap në një 'fermë kanabisi', burg për të riun shqiptar në Britani: Isha i detyruar...

EMRI/ U kap në një 'fermë kanabisi', burg për të riun shqiptar në Britani: Isha i detyruar...

17:35, 21/06/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘fermerë’ në një ‘fermë kanabisi’. Bëhet fjalë për Klajdi Kerkapin, i cili është arrestuar më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham.

Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer. “Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur Kerkapi, sipas mediave britanike.

Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco