SYRI TV/ Bashkia Lushnje projekt për ndërtimin e varrezave të reja, banorët s’pranojnë t’u merret toka

15:15, 20/06/2023
A+ Aa A-

Bashkia Lushnje nuk ka më vend në varrezat e vjetra duke parë si mundësi ndërtimin e një varreze të re në fshatin Allprenaj në Lushnje. Por banorët janë shprehur kundër këtij projekti, duke bërë edhe një peticion drejtuar të gjitha instituciove vendore dhe Avokatit të Popullit. Sipas tyre, nuk është bërë studim për këtë terren, pasi nuk është i përshtatshëm.

SYRI TV

Banorët e Allprenaj në njësinë administrative Golem të Bashkisë së Lushnjes nuk janë dakord që në tokat pranë banesave të tyre të ndërtohen varrezat publike. Ata kanë thënë se kërkesat e tyre për transparencë nuk janë marrë parasysh nga pushteti vendor edhe pse i janë drejtuar me një peticion.

Përgjigje sipas tyre ju është  kthyer nga institucioni i prefektit dhe avokati i popullit, ndërsa nga bashkia jo. Roland Tafa një prej përfaqësuesve të banorëve shprehet se bashkia po mundohet të manipulojë dokumentacionin.

Bashkia e Lushnjes është në emergjencë për varrezat publike pasi për shkak të mungesës së vendeve në varrezat e vjetra.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco