VIDEO seksuale në zyrën e bashkisë/ Ja cila është prokurorja e SPAK që do hetojë Safet Gjicin

17:06, 17/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar ditën e djeshme se ka nisur hetim nën akuzën për shpërdorim detyre për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pas video-skandalit ku ai është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

Burimet për mediat mësojnë se prokurorja e SPAK e cila është ngarkuar me hetimin e Gjicit, është Manjola Kajana.

Deri tani, sipas informacioneve, si bazë për hetimet janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumente.

Kujtojmë se vajza e cila është në videon e kryebashkiakun e Kukësit është identifikuar, por se ende nuk ka të dhëna që është marrë në pyetje.

Safet Gjici dha dje dorëheqjen nga detyra si qytetar i parë i Kukësit pas publikimit të video-skandalit, ndërkohë që pretendoi se ishte viktimë e një kurthi të mirëmenduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco