VIDEO-SYRI TV/ Bllokohen kamionët serbë në Vërmicë, shoferi: Kam dy ditë që pres

15:49, 16/06/2023
A+ Aa A-

Dhjetra kamionë me targa serbe, që janë ngarkuar me mallra në Shqipëri, prej dy ditësh janë bllokuar në doganën e Vërmicës. Bllokimi ka ardhur për shkak se Kosova nuk lejon mjete me targa serbe në territorin e saj, pasi u arrestuan tre policë të saj nga Serbia.

SYRI TV

Jo vetëm nga kufiri me serbinë, por edhe në kufijtë e tjerë, përfshirë Shqipërinë, Kosova nuk lejon në territorin e saj futjen e kamionëve me targa serbe.

Dhjetra kamionë të ngarkuar me mallra të ndryshme, industriale dhe ushqimore janë ndalaur  në doganën e Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sipas shoferëve serbë, kamionët kanë si destinacion përfundimtar Kosovën.

Por, mes shoferëve ka edhe shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët gjithashtu prej dy ditësh janë duke qëndruar në kabinat e kamionëve të tyre, duke pritur një vendim të dytë për kalimin e doganës së Vërmicës.

Kosova vendosi të ndalojë futjen në territorin e saj të mjeteve me targa serbe, pak orë pasi Serbia arrestoi tre policisë të kosovës në Leposaiç.

Gaz. E.Lekica. Op.B.Dokle. Mont. O.Pajo  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco