Shqiptarët në hierarkinë e Ndrangheta-s, gazetari Bregu: Kanë lidhje bashkëshortore me anëtarë të mafies italiane dhe…

Shqiptarët në hierarkinë e Ndrangheta-s, gazetari Bregu: Kanë lidhje bashkëshortore me anëtarë të mafies italiane dhe…

21:02, 14/06/2023
A+ Aa A-

Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, u diskutua për mafien italiane Ndrangheta dhe shqiptarët e përfshirë në bandën kriminale më të fuqishme në Evropë.

Gazetari Sokol Bregu, u shpreh se shqiptarët janë lart në hierarkinë e mafies italiane Ndrangheta, pasi kanë krijuar dhe lidhje bashkëshortore me pjesëtarë të bandës.

“Shqiptarët për dreq janë dhe dashnorë të zjarrtë. Kanë lidhje bashkëshortore, tashmë je pjesë e familjes. Shqiptarët i gjejnë lidhjet me njëri-tjetrin. Çdo vit në Itali ndodhin 7-9 mijë martesa që janë italo-shqiptarë. Çfarë probabiliteti ka që të mos jenë pjesë e Ndrangheta? Në Itali këto raste janë me shumicë. Lindjet e italo-shqiptarëve vijnë në rritje. Rreth 11 mijë lindje vetëm për vitin 2022.”, u shpreh gazetari Bregu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco