Rrahën pasagjerin e urbanit të Unazës, procedohen penalisht fatorino dhe shoferi

Rrahën pasagjerin e urbanit të Unazës, procedohen penalisht fatorino dhe shoferi

14:35, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një pasagjer i linjës së urbanit të 'Unazës' është dhunuar me shkelma nga shoferi dhe fatorino.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën 'Reshit Petrela', pranë 'Stacionit të Trenit'.

Pasagjeri ka qenë në praninë e të atit kur është dhunuar nga pununjësit e linjës.

Reagimi i Policisë:

Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas (faturino dhe shofer i një linje autobusi) që dhunojnë një shtetas tjetër, në rrugën "Reshit Petrela", ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco