SYRI TV/ Përplasi 17-vjeçarin, pranohet kërkesa e Prokurorisë. Gjykim drejtuesit që shkaktoi aksidentin

14:21, 14/06/2023
A+ Aa A-

Pranohet kërkesa e Prokurorisë për kalimin në gjykim të Sildi Krashit, drejtuesit të mjetit që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Enjo Saliaj në zonë e Freskut. Saliaj, ishte duke udhëtuar me motor elektrik, kur është përplasur nga Krashi, i cili u largua nga vendgjarja dhe u arrestua më vonë nga policia. Jashtë gjykatës shokët e të riut që mbeti viktimë në aksident, kërkuan mos lirimin e shoferit nga qelia.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të Sildi Krashit, shoferit që aksidentoi për vdekje mbrëmjen e 2 shkurtit 17 vjeçarin Enjo Saliaj në zonën e Freskut. Krashi ka shprehur pendesë për ngjarjen duke iu kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen. Këtë të mërkurë, shokët e Enjo Saliajt, paralelisht me seancen, protestuan para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkuan mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motorr elektrik, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, i cili u arrestua më pas pasi fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco