Akuzat/ 4 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Akuzat/ 4 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

12:11, 14/06/2023
A+ Aa A-

Në pragat e policisë së Tiranës kanë rënë 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;

- K. Ll., 20 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- K. H., 41 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd, pasi në Mullet, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”;

- O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, është kapur mga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco