Gjendet një gomone në një fermë në Babicë të Vlorës, dyshohet se do përdorej për trafik

10:24, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një mjet lundrues tip gomone rreth 10 m e gjatë është gjetur e fshehur brenda një kamioni dhe e mbuluar me bar.

Policia pas sinjalizimit ka nisur kontrollin pranë një ferme në fshatin Babicë e Vogël. Mjeti lundrues dyshohet të jetë përdorur për trafik, ose thotë policia ka dyshime se mund të përdorej.

Dyshimet janë ngritur pasi gomonia është gjetur e fshehur.

Ferma në të cilin është gjetur kamioni me gomonen gjendet pranë liqenit të Babicës së Vogël. Policia ndodhet brenda fermës për të kryer verifikimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco