Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Me 10 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 42 – vjeçarit

Me 10 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 42 – vjeçarit

09:33, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrant të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 62” është bërë i mundur ndalimi i 42 vjeçarit në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, ku duke drejtuar  makinën e tij  tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin, me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco