Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje dhe grabitje me armë, kapet - 38 vjeçari

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje dhe grabitje me armë, kapet - 38 vjeçari

14:55, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe plagosje.

I arrestuari është Agron Ndoci

Njoftimi:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre.

Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Xhabija”.

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe plagosje.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua operacioni policor i koduar “Xhabija”, për kapjen e shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38 vjeçarin, banues në Velipojë, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco