Nga arratia ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO, rrëzohet kërkesa e Suel Çelës

Nga arratia ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO, rrëzohet kërkesa e Suel Çelës

14:31, 13/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Suel Çelës. Ku i fundit, nga arratia, ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj.

Suel Çela është i dyshuar për porositjen e 3 ngjarjeve të rënda kriminale dhe nga arratia, përmes avokatëve, bëri rekurs vendimin, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco