KFOR shton prezencën në veri pas arrestimit të Milun Kilenkoviç

KFOR shton prezencën në veri pas arrestimit të Milun Kilenkoviç

14:20, 13/06/2023
A+ Aa A-

Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka arrestuar drejtuesin e Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviç, i njohur si Lune.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se ai është udhëheqës i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ndërkohë gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast dy nga ta janë të lënduar lehtë.

Ky aksion i policisë nuk iu ka pëlqyer serbëve të veriut të cilët kanë nisur të mblidhen me të rënë alarmi i urgjencës.

Gjithashtu edhe KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë ku po bëhet monitorim edhe nga ajri.

Disa automjeteve të rënda të KFOR-it janë parë teksa lëviznin nga Vushtrria në drejtim të Mitrovicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco