SYRI TV/ Në kërkim ndërkombëtar për masakrën e Velipojës, kapet në Itali një nga të akuzuarit

14:34, 11/06/2023
A+ Aa A-

Elmilind Dyli, një nga personat e akuzuar si i përfshirë në masakrën e Velipojës me 4 viktima e 2 të plagosur është vënë në pranga në Itali. Ai ishte arrestuar si bashkëpunëtor në krim, teksa gjykata ia ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie, vendim të cilin e shkeli. Për masakrën që erdhi për shkak të hapësirave në plazh mes familjes Gocaj dhe Ferracku, ndodhen ende në kërkim 3 anëtarë të kësaj të fundit.

Nga SYRI TV

Një nga autorët e dyshuar të masakrës së Velipojës me 4 viktima është vendosur në prangat e Policisë italiane, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Elmilind Dyli ishte i pranishëm në ngjarjen që u përfshinë dajat e tij të familjes Ferracaku me anëtarët e familjes Gocaj në 2021 në Velipojë, ku pas një konflikti për shkak të hapësirave të plazhit mes familjeve gjatë përdorimit të armëve shkaktuan tragjedinë me 4 viktima e 2 të plagosur.

Vetë Dyli që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe Hasan Ferracaku mbetën të plagosur. I riu u arrestua në një hotel në Misano Adriatico në Rimini dhe akuzohet për veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të 27 qershorit pas një sherri për shezlongët, nga përplasja me armë mes dy familjeve.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe 19-vjeçari i pafajshëm Musaen Zeneli, që e kishte ditën e parë të punës si kamarier në lokalin ku ndodhi krimi.

Elmilind Dyli rrëfeu nga Spitali i Trumës se punonte si kamarier në hotelin e gjyshit të tij Kujtim Ferracaku, duke përjashtuar përfshirjen, por megjithatë gjykata çmoi ta linte në arrest në burg.

Disa kohë më pas atij iu ndryshua masa për shkak të gjendjes shëndetësore, duke e lënë në arrest shtëpie, por thyerja e këtij urdhri çoi në shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Në burg për krimin ndodhet vetëm Hasan Ferracaku, ndërsa janë ende në kërkim tre djemtë  e tij, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

Kujtojmë se disa javë më parë, një grua e identifikuar Milena Deraj, me precedent të mëparshëm për mashtrim, u arrestua.

Ajo kishte marrë 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku për të ndikuar tek autoritetet e Shkodrës lidhur me akuzat e ngritura për atë dhe familjarët duke u hequr si person me ndikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco