SYRI TV/ Standartet e dyfishta të SPAK, për shkelje të njëjta, Dako në burg, Subashi i lirë

14:04, 11/06/2023
A+ Aa A-

SPAK po përdor standrate të dyfishta sa i takon arrestimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste të cilët kanë shkelur ligjin duke abuzuar me taksat e qytetarëve. SPAK arrestoi Vangjush Dakon disa ditë më parë për një dëm ekonomik 180 milionë lekë të vjetra, ndërsa për kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi i cili për shpronsimin e tokës për landfillin e Fierit pagoi 460 milionë lekë të vjetra edhe pse ishte vënë në dijeni se çmimi ishte më i lartë, nuk është marrë e njëta masë.  

SYRI TV

Arrestimi i Vangjush Dakos për dy akuza periferike krijoi dyshimet në opinionin publik se ai po favorizohet dhe amnistohet për përfshirjen në tjetërsimin e votave në bashkëpunim me organizata kriminale, siç sugjeruan përgjimet e dosjes së famshme “339”, të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit akuzohet për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2011, si edhe për një tender, me dëm ekonomik 180 milionë lekë të vjetra. Në lidhje me këtë episodin e dytë, Prokuroria e Posaçme e akuzon Dakon se ka kryer likujdimin e faturave, megjithëse ishte në dijeni se shifra e tenderit ishte e fryrë dhe nuk duhej paguar.

Në një situatë saktësisht të ngjashme gjendet edhe Armando Subashi, i cili vijon të shijojë mandatin e kryebashkiakut të Fierit, i pashqetësuar nga SPAK-u. Në Dhjetor 2016, Këshilli i Ministrave caktoi vlerën 460 milionë lekë të vjetra për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohej landfilli i Fierit. Subashi ishte i pari që konstatoi se vlera ishte rreth 160 milionë lekë të vjetra më e lartë, pasi po shpronësohej tokë arë me çmimin e tokës truall.

Pas disa komunikimesh zyrtare me Ministrinë e Mjedisit, në Mars 2017, Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe, Alqi Bllako, e njofton Armando Subashin që kishte një lapsus dhe duhej të shpronësonte ish-pronaren me vlerën e tokës arë dhe jo truall. Pra, vlera që duhet të paguante Subashi duhet të ishte më e ulët.

Por, kryebashkiaku i Fierit, megjithëse ishte në dijeni të vlerës së gabuar, ka paguar të gjithë shifrën 460 milionë lekë të vjetra, shumë kohë pasi ishte vënë në dijeni të gabimit në llogaritje.

Sipas të dhënave zyrtare, Subashi ka paguar faturën e shpronësimit me katër këste, duke nisur nga korrikut 2017 deri në shkurt 2019. Këto fakte gjenden në dosjen hetimore të Prokurorisë Speciale për inceneratorin e Fierit.  Nga ana e prokurorëve të posaçëm nuk është ndërmarrë asnjë hetim për Armando Subashin, megjithëse dëmi që ai i ka shkaktuar shtetit është thuajse i njëjtë me atë për të cilin u arrestua Vangjush Dako i Durrësit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli11/06/2023 15:04

E kush tha qe nuk do pergjigjet para spak edhe ky ... letrat aty jane Dako e ka dhen lejen ne 2011, edhe per votat e blera me premtime , para e dhunê do pergjigjet

Shto koment

Denonco