Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Zjarr në lokalin e ‘Noizy-t’ në Durrës, dyshohet për ngjarje aksidentale

13:58, 11/06/2023
A+ Aa A-

Lokalit i reperit Rigers Rajku, njohur si Noizy rikthehet sërish në vëmendjen e mediave. Këtë herë ai është përfshirë mes flakëve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Vetë pronarët e përcaktojnë shkakun si defect elektrik, ndërsa hetuesit po nuk përjashtojnë asnjë pistë, pavarësisht se dyushimet janë për ngjarje aksidentale. Më herët, lokali në fjalë ka tërhequr vëmendjen për sherret që janë zhvilluar pranë tij apo një shpërthim me eksploziv.

SYRI TV

Në orët e para të mëngjesit të të dielës është përfshirë nga flakët masive lokali i këngëtarit të njohur, Rigers Rajku njohur si Noizy. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektirke, pretendim të cilin e japin edhe pronarët e tij, por nga ana tjetër, policia po kryen veprime hetimore, në përcaktimin e shkaqeve konkrete.

Lokali i këngëtarit që rezulton në pronësi të babait të tij, ka qenë shpesh objekt lajmesh në media. Disa muaj më parë, Klevio Ahmeti i njohur si Klevio Serbiano përfundoi në prangat e Policisë pasi u kallëzua nga reperi i Noizy.  Ky i fundit thoshte në kallëzim se ai dhe i ati ndjehen në ankth dhe frikë për shkak të kërcënimeve në rrjetet sociale. Përplasjet dhe kërcënimet kishin prodhuar më herët një konflikt fizik që ndodhi mes dy personazheve në Durrës, pikërisht pranë lokalit të reperit, teksa disa kohë më pas lokalit iu vendos eksploziv.

Kujtojmë se për shkak të konflikteve në rrjetet sociale, kryesisht në aplikacionin Tik-Tok, prillin e kaluar në Durrës u regjistrua një ngjarje kriminale. 25-vjeçari Klajd Mansaku, mik i afërt me Ahmetin, qëlloi me armë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu të cilët u plagosën. 

Burime nga grupi i hetimit, thonë se ngjarja e të dielës herëtr në mëngjes, dyshohet aksidentale, por deri në përcaktimin përfundimtar të shkaqeve, nuk përjashtojnë asnjë pistë tjetër.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco