Mitrovicë, zbulohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, i zoti rrinte në Beograd

Mitrovicë, zbulohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, i zoti rrinte në Beograd

11:01, 11/06/2023
A+ Aa A-

Mitrovicë - Zbulohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në veri. Qytetarëve iu dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake si pasojë e problemeve me energji elektrike.

Policia e Kosovës njoftoi se drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë, veri, më datë 10 qershor ka marrë informacion se një person nga fshati Uglar i Zubin Potok zotëronte pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin). 

Si rrjedhojë në lagjen e fshatit  Uglar, herë pas here kishte probleme me energjinë elektrike, shkaktohej zhurmë dhe qytetarëve po u dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake , ndaj kërkohej ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje. 

Policia e Kosovës, stacioni policor Zubin Potok i mbështetur nga njësia për reagim të shpejtë, e identifikoi shtëpinë e personit që dyshohej dhe gjeti në të  11 pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin). 

Lidhur me këtë u njoftua njësia kompetente e Doganës së Kosovës dhe pajisjet u konfiskuan, por pas verifikimeve, u konstatua se autori i dyshuar nuk gjendej në shtëpi, pasi herë pas here vinte  nga Beogradi dhe e vizitonte shtëpinë.

Policia e Kosovës publikoi disa fotografi të vendit të ngjarjes dhe të  pajisjeve të konfiskuara./ar/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco