Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Policia djeg një parcelë me kanabis në Mnelë, autori ikën, e pëson kryeplaku

Policia djeg një parcelë me kanabis në Mnelë, autori ikën, e pëson kryeplaku

10:53, 11/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka djegur një parcelë toke të mbjellë me kanabis në fshatin Mnelë të Vaut të dejës.

Sipas Policisë, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, autori që dyshohet se i ka mbjellë 583 fidanët e kanabis, por nga ana tjetër është

proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël për shpërdorim të detyrës lidhur me rastin.

Kontrollet për kanabis po ushtrohen nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Vaut të Dejës identifikuan N. Gj., banues në Lezhë, si fermerin e kanabisit në Mnelë dhe tashmë po punojnë për kapjen e tij.

Lidhur em kryeplakun P.GJ të fshatit Mnelë e Vogël, ai është proceduar në gjendje të lirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco