Shiste kokainë me ‘copa’, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Gjirokastër

Shiste kokainë me ‘copa’, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Gjirokastër

09:31, 11/06/2023
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

‘Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë/ Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tuneli”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shiste në doza, lëndë narkotike kokainë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të operacioneve me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco