Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

EMRI/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

21:00, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur na fshatin Karjan në Gjirokastër.

Mësohet se një mjet bujqësor është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin 59-vjeçar, i cili po punonte për të hapur një tokë bujqësorë.

Viktima është Kristo Suli, 59 vjeç, banor i fshatit Karjan.

Për ngjarjen në fjalë është lajmëruar policia nga një bari i cili u gjend rastësisht në vendngjarje.

Policia dhe autoambulanca po shkojnë në vendngjarje, por deri më tani nuk kane arritur për shkak të rrugës së keqe.

Policia e Gjirokastrës/ Informacion paraprak

Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., rreth 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco