VIDEO-SYRI TV/ Detaje për kafkën e gjetur në qese, punonjësi: Mbetjet kockore ishin të djegura

VIDEO-SYRI TV/ Detaje për kafkën e gjetur në qese, punonjësi: Mbetjet kockore ishin të djegura

18:16, 10/06/2023
A+ Aa A-

Punonjësi i varrezave në Berat rrëfen se si i gjeti kafkën e një femre dhe eshtrat në një qese. Ai tregon mbetjet kockore ishin të djegura dhe për këtë arsye ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar eshtrat si dhe verifikimet e pistës për një vrasje.

Nga SYRI TV

Detaje te reja kanë dalë sot për gjetjen e kafkës së një femre dhe të eshtrave në varrezat e qytetit te beratit. Punonjësi i varrezave të Burdulliasit,Tomorr Nure, i cili gjeta mbetjet kockore  në një qese shpjegon se si I ka gjetur në një qese, kafen, kocka por edhe veshje.

Punonjësi shprehet se është trembur teksa ka gjetur kafkën në qese e cila ishte e djegur dhe ka lajmëruar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat të cilat janë dërguar ne Mjekësinë Ligjore në Tiranë për të bërë identifikimin e tyre.

Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale,për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco