Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mashtruan dhe i morën 28 mijë euro një çekeje, arrestohen 2 policë burgjesh

Mashtruan dhe i morën 28 mijë euro një çekeje, arrestohen 2 policë burgjesh

18:00, 10/06/2023
A+ Aa A-

Dy policë burgjesh janë vënë në pranga në Cërrrik, ndërsa një gruaje i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë, pasi përmes mashtrimit kanë arritur që t’i marrin një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh.

Njoftimi i SHKBB:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 10.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.386 datë 10.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës shtrënguese ‘Arrest me burg’ , në ngarkim të shtetasve;

M. B., lindur dhe banues në Cërrik i datëlindjes 18.01.1982, i akuzuar për veprën penale ‘Mashtrim’ parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal.

E. F., lindur dhe banues në Cërrik, i datëlindjes 31.07.1988, i akuzuar për veprën penale ‘Mashtrim’ parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal, aktualisht i paraburgosur në IEVP Peqin për të njëjtën vepër penale.

Si dhe për caktimin e masës shtrënguese ‘ndalim i daljes jashtë shteti’, në ngarkim të shtetases;

A. .F, lindur dhe banues në Cërrik, e datëlindjes 05.01.1990 akuzuar për veprën penale ‘Mashtrim’ parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit kallëzues të shtetases Çeke V. R., të dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal nr.630 viti 2023, pasi shtetasit e mësipërm nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë shumën prej 28.000 eurosh të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco