Lajmi i fundit

DOKUMENTI EKSKLUZIV/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

3 vëllezër kërcënuan me armë ‘lodër’ 29 vjeçarin, zbardhen detaje nga sherri në Shijak

3 vëllezër kërcënuan me armë ‘lodër’ 29 vjeçarin, zbardhen detaje nga sherri në Shijak

17:44, 10/06/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja nga sherri në një lokal në qytetin e Shijakut ku u dhunua pronari 29-vjeçar.

Tre vëllezërit Fabian, Amadeo dhe Xheni Çalliku janë konfliktuar fillimisht me 29-vjeçarin pasi kanë shkuar para lokalit të tij dhe i kanë rënë borisë së makinës pa pushim.

Në një moment 29-vjeçari ka dalë nga ambientet e lokalit dhe u ka kërkuar që të pushojnë, por 3 vëllezërit nuk kanë pranuar dhe fillimisht ka pasur një debat verbal mes tyre.

Pasi janë ndarë janë rikthyer sërish pas disa minutash, teksa me vete kanë marrë një çekiç dhe kanë nisur ta qëllojnë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kësaj kanë thyer edhe xhamat e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe janë larguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco