Shiste kokainë pranë një shkolle në Korçë, bie në prangat e policisë 26-vjeçari

Shiste kokainë pranë një shkolle në Korçë, bie në prangat e policisë 26-vjeçari

17:32, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi shiste kokainë pranë ambienteve të shkollave. Bëhet fjalë për Isuf Durmishllarin.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen nr. 18 në Korçë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e drogës në doza dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza të drogave të forta. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalin që kishte në posedim, në afërsi të një shkolle, kapet në flagrancë dhe arrestohet 26-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në afërsi të shkollave, kanë organizuar menjëherë punën, dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin I. D., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në posedim të këtij shtetasi, në lagjen nr. 18, Korçë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e kokainës në doza, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco