Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

U vra me thikë nga bashkëfshatari, trupi i 33-vjeçarit mbërrin në Lezhë

U vra me thikë nga bashkëfshatari, trupi i 33-vjeçarit mbërrin në Lezhë

11:58, 10/06/2023
A+ Aa A-

Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. 

Ngjarja ndodhi në 1 qershor, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij.

Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetonin në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.

Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave lidhur me motivin që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë. 

Dëshmitarët thanë se 52-vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco