Tiranë/ Vodhi lekët nga kasaforta e biznesit ku punonte, pranga 37-vjeçarit

Tiranë/ Vodhi lekët nga kasaforta e biznesit ku punonte, pranga 37-vjeçarit

16:28, 06/06/2023
A+ Aa A-

Blutë e Tiranës kanë sekuestruar shumën e parave të grabitura, të cilat janë gjetur në banesën e 37-vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Besmir Lurdhin, 37-vjeç, pasi ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën "Kongresi i Lushnjës".

Arrestimi i tij është kryer në sajë të operacionit të koduar "Kasaforta". Blutë e Tiranës kanë sekuestruar shumën e parave të grabitura, të cilat janë gjetur në banesën e 37-vjeçarit. Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi nga policia

Tiranë 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Kasaforta", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.   

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari.     

Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kasaforta".    

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".   

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën "Kongresi i Lushnjës". 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco