Hoxha: Helmimi i banorëve në Bulqizë ndodhi si pasojë e kontaminimit nga ujërat e zeza

16:55, 05/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferklo për të diskutuar shkaqet dhe arsyet e helmimit të banorëve të Gjoricës në Bulqizë ishte gazetari, Julian Hoxha.

Hoxha ka vënë theksin se helmimi i qytetarëve nuk vjen vetëm si pasojë e shkaqeve të jashtme, e ku për pasojë është vënë nën hetim dhe pronari i një hidrocentrali, por edhe nga mos kontrolli sistemit të ujësjellësit nga ana e institucioneve përgjegjëse.

"Rastet e para të helmimit janë shënuar ditën e shtunë pasdite ka pasur një prezencë të shtuar të qytetarëve të zonës së Gjoricës në qendrat shëndetësore.

Banorët kanë pasur shenja helmimi të cilët anë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit dhe pastaj një pjesë e tyre kanë marrë dhe një trajtim më të specializuar.

Pas rasteve të para ka pasur edhe një shtim të personave dhe fluksi ishte ditën diel në qendrën shëndetësore në spitalin e Bulqizës, ku numri i  ka kaluar 50 personat.

Institucionet që merren me këtë problem kanë nisur punën për të zbuluar se cila ishte shkaku i helmimit të personave dhe pas marrjes së mostrave është bërë me dije se uji ishte i kontaminuar me prezencë të lartë të fekaleve.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndalur dhe të shoqëruar por është vënë nën hetim një pronar i hidrocentrali privat. Drejtuesit e ujësjellësit nuk janë marrë në pyetjë dhe as nuk janë vënë nën hetim nga organet e drejtësisë dhe ka një grup pyetjes se përse është marrë nën hetim vetëm pronari i hidrocentralit.

Një pronar hidrocentrali ka vendosur një tub të ujërave të zeza ku e ka bashkuar me ujin e pijshëm, dhe nëse kjo është bërë qëllimisht duhet të ishin marrë masa më të rënda sepse janë helmuar në masë qytetarët. Vënia nën hetim vetëm e  një pronari të hidrocentrali me duket një vendim për të fshehur dhe fajtorët e tjerë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco