‘Vjedhje, dhunë në familje’/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, shoqërohet dhe 1 i dënuar

‘Vjedhje, dhunë në familje’/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, shoqërohet dhe 1 i dënuar

13:12, 05/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, si dhe kanë shoqëruar një person që ishte i dënuar për 'Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- F. H., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

- Xh. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin B. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

---

Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco