'Çfarë kam bërë kështu?'/ Del FOTO e 24-vjeçarit që mbyti nënën e tij

'Çfarë kam bërë kështu?'/ Del FOTO e 24-vjeçarit që mbyti nënën e tij

13:01, 05/06/2023
A+ Aa A-

I riu që shihni në foto është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Përmet.

Muhollari mbyti nënën e tij Zeniat Muhollari me platsmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

Albi Muhollari ka dalë sot para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Fillimisht ka qenë i qetë dhe ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Shpesh, 24-vjeçari është dëgjuar t’i ketë thënë vetes: Çfarë është kjo që kam bërë kështu?

Ai pranoi dje krimin që kishte bërë por refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen pasi nuk ishte në gjendjen e duhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco