VIDEO-SYRI TV/ Bllokohen 8 mjete 'Jet Ski' dhe gomone. Policia: Bënin manovra të rrezikshme

13:03, 05/06/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, skafe ‘Jet Ski’ dhe gomone, në Durrës, Dhërmi, Sarandë, pasi kryenin manovra të rrezikshme në det apo lëviznin jashte perimetrit të sigurisë duke cenuar sigurinë e pushuesve. Drejtuesit e tyre jane ndëshkuar edhe me gjobë nga 10 mijë deri në 100 mije lekë. Policia apelon drejtuesit e skafeve që të lundrojnë në det me kujdes.

SYRI TV

Me nisjen e sezonit veror, Policia Kufitare po ushtron kontrolle intensive në të gjithë vijen bregdetare ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre te argëtimit me qëllim ruajten e sigurisë së pushuese në plazhe. Gjate kontrollit të ushtruar nga Sarandë në Shengjin, policia ka bllokuar 8 mjete lundruese, pasi kryenim manovra te rrezikshme si eshre ishin pa dokumntat perkatese.

Në plazhin e Durrësit, policia bllokoi 4 mjete lunduruese. Në zonën e Shkëmbit të Kavajes, u bllokua një “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rrezik për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” ndesa ne Currila u bllokuan dy gomone, pasi drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Derjtsuti u ndeshkuan me nga 10 mije leke gjobe.

Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve, si edhe nje mjet lundrues Skaf pasi ishte i palicencuar, dhe drejtuesi i tij u ndeshkua me 100 mije leke gjobe. 

-Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Policia Kufitare apelon për pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojne kujdes në det dhe  mos cenojnë zonat e sigurisë së pushuesve në plazhe.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco