VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

12:04, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës.

Në videon e siguruar nga SYRI TV duken flakët e përhapura në automjetin që ka ndaluar në anë të rrugës.

Ndërkohë makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco