Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 600 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende

Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 600 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende

11:23, 03/06/2023
A+ Aa A-

Në fazën e dhjetë të operacionit anti-drogë të zhvilluar në disa zona të qarkut Lezhë, uniformat blu kanë zbuluar 600 bimë kanabis, kultivuesit e së cilave nuk janë identifikuar ende.

Dronët kanë zbuluar disa parcela me kanabis në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, ku u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë kanabis si edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës dhe Prokurorinë Lezhë, po vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

“Gjatë 9 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan me anë të djegies në total 14.779 bimë narkotikë dhe u vunë në pranga 3 shtetas si dhe u shpall 1 tjetër në kërkim, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale”- thekson njoftimi i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco