Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 50 vjeçari, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 50 vjeçari, policia në kërkim të autorit

07:10, 02/06/2023
A+ Aa A-

Një 50 vjeçar banues në lagjen "Popullore' në Shijak është plagosur mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjithashtu pasi është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli, është bërë i mundur dhe lokalizimi i autorit.

Njoftimi

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco