Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi

11:49, 01/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Pandeli Kokaveshin, me masën detyrim paraqitje, ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do vijojë të qëndrojë në burg.

Apeli pranoi kërkesën e mbrojtjes së Kokaveshit, e cila parashtronte situatën e rëndë shëndetësore, teksa prej arrestimit ai ka qëndruar në spitalin e burgut.

Pas seancës, avokati i Kokaveshit tha se togat e zeza morën parasysh argumentet pasi klienti i tij ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor sepse së fundmi ka kryer edhe transplant.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua me prokurë të posaçme.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco