Sherr për shezlongët në plazh, tre persona kërcënojnë dhe rrahin të moshuarin në Shkodër

Sherr për shezlongët në plazh, tre persona kërcënojnë dhe rrahin të moshuarin në Shkodër

11:42, 01/06/2023
A+ Aa A-

Një person është proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë kërcënuar dhe rrahur me sende të forta një 64 vjecar për vendosjen e shezlongëve  në plazh.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M.," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco