Provimi i parë i Maturës Shtetërore, teza e Anglishtes rrjedh në rrjetet sociale

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, teza e Anglishtes rrjedh në rrjetet sociale

10:45, 01/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore. Ashtu siç është caktuar më herët në kalendarin e provimeve, testi i parë do të jetë ai i Anglishtes.

Por, edhe këtë vit, vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit, ka dalë teza online, në një prej faqeve online në rrjetin social “Instagram”.

Provimi i dytë do të jetë Gjuha shqipe dhe Letërsia, i cili është vendosur të zhvillohet më 7 qershor, teksa në datë 13 qershor do të mbahet provimi i Matematikës.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet në datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

Risi në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.

Po ashtu, për herë të parë këtë vit, do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët, testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature.

Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore, të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në  korridoret e shkollave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco