Softa: Grupet kriminale shqiptare po tentojnë tregun e heroinës

11:00, 22/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e Mëngjesit Kafe Shqeto Syri TV ishte analisti, Fatjon Softa.

Softa është shprehur se grupet kriminale shqiptare nuk e kanë braktisur këtë fushë por po përpiqen të gjejnë fusha të tjera që ta shtrijnë dhe zmadhojnë aktivitetin e tyre, dhe rasti i bimëve të opiumit në Vlorë duhet parë më thellë.

Shqipëri është një treg narkotikësh dhe një zonën tranzit sepse shpeshherë të gjitha llojërat e drogërave kanë kaluar në territorin tonë dhe janë përpunuar në territor tonë.

Bandat e vendit e kanë shkëmbyer hashashin me opium në Turqi. Opiumi mbillet në vendin tonë sepse është një klimë që i përshtatet. Lënda e opiumit nuk e ka vlerën vetëm te shtija e saj e papërpunuar por dhe nga morfina.

Vlera që vjen për shkak të shitjes së heroinës është shumë  e madhe dhe në raport me lëndët e tjera narkotike është që kërkojnë doza që vijnë gjithmonë në rritje. Opiumi është kultivuar edhe para vitesh 90 i kontrolluar nga sistemi komunist. Grupet kriminale nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre kriminal, ne kemi parë që në kultivimin e kanabisit kur u identifikuan nga policia nëpërmjet ajrit ata filluan të sofistikonin mbjelljen e kanabisit në shtëpi private. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco