Ekzekutimi në Kavajë, policia: Janë ngritur pika kontrolli. Shkak i vrasjes, hakmarrja

Ekzekutimi në Kavajë, policia: Janë ngritur pika kontrolli. Shkak i vrasjes, hakmarrja

19:19, 21/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Kavajës ka bërë një reagim zyrtar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, ku u ekzekutua me një plumb në kokë Arjan Gosa, vëllai i Edmond (Armand) Gosës. Ky i fundit mbeti i vrarë pas konfliktit me Altin Rexhën, të ndodhur më 29 mars të këtij.

Policia bën me dije se kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco