VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Qafë – Thanë, shikoni si është shkrumbuar makina

17:27, 21/05/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme, në Qafë – Thanë, ku një autobus është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për 5 të plagosur, dy prej tyre ne gjendje të rëndë.

Ambulanca e spitalit të Përrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë mjetesh në këtë aks.

Ndërkohë që në pamjet e siguruara nga Syri Tv duket se si është shkrumbuar plotësisht mjeti i vogël.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak 

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë - Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec - Prrenjas, është përplasur me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. 

Si pasojë e aksidentit automjeti tip "Benz" është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco