Inceneratori i Elbasanit/ SPAK: 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK: 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka

09:59, 18/05/2023
A+ Aa A-

SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Nga gjykimi i shkurtuar ai mund të dënohet me 6.8 vite burg.

Bëhet fjalë për hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit. 

Sipas të njëjtave burime, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako. SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në incenerator dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. I njëjti vendim është marrë edhe për të pandehurit e tjerë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.

Sipas prokurorisë, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco