ARRSH: Devijon trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë – Fushë Krujë – Kamëz

ARRSH: Devijon trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë – Fushë Krujë – Kamëz

12:01, 17/05/2023
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit.

“Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë:

Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror.

Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve lidhur me këtë devijim.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco