Sherri me një të vdekur në Gramsh/ Konflikti nisi për rrjetet sociale dy javë më parë

Sherri me një të vdekur në Gramsh/ Konflikti nisi për rrjetet sociale dy javë më parë

15:39, 16/05/2023
A+ Aa A-

Një sherr mes adoelenshentëve në Gramsh ka bërë që një prej tyre të humbë jetën.

Një 15 vjeçar i identifikuar si Fatjon Bici ndërroi jetë pas plagëve të marra me një mjet prerës thikë.

Në komisariat janë shoqëruar dhe 4 të rinj të përfshirë në konflik, mes tyre dhe Marko Liçi që është kushëri i viktimës, ky i fundit i plagosur.

Sipas burimeve konflikti ka filluar 2 javë më parë tek një kënd lojrash në Gramsh për shkak të rrjeteve sociale por nuk është mbyllur.

Sot dy kushërinjëve i kanë dalë përpara 4 personat e tjerë e situata është agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco