Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në qendër të Prishtinës

Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në qendër të Prishtinës

17:17, 14/05/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur sot në hollin e Grand Hotel Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress ka konfirmuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç”, ka informuar ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka nisur hetimi i rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco