Aksident i rëndë, i mituri në timon përplas për vdekje 60-vjeçarin në Lezhë

Aksident i rëndë, i mituri në timon përplas për vdekje 60-vjeçarin në Lezhë

16:20, 11/05/2023
A+ Aa A-

Një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60 vjeçar ende i paidentifikuar.

Për pasojë, ka humbur jetën 60-vjeçari ndërsa policia ka nisur hetimet. Lajmi konfirmohet nga gazetari Elidon Ndreka.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.

Njoftimi i Policisë Lezhë /Informacion paraprak 

Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco