Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrau italianin dhe të bijën/ Taulant Malaj filmoi ngjarjen: Nuk kam përfunduar

Vrau italianin dhe të bijën/ Taulant Malaj filmoi ngjarjen: Nuk kam përfunduar

11:33, 08/05/2023
A+ Aa A-

“I kam therur dhe nuk kam mbaruar akoma”.

Kanë qenë këto fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj, i cili goditi për vdekje vajzën e tij 16-vjecare, Xhesika dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis.

45-vjeçari filmoi dy trupat, ndërsa gruaja e tij Tefta, e cila mbeti gjithashtu e plagosur, vajton vajzën e saj të përgjakur kurse Taulanti e shan dhe kërcënon atë dhe djalin e tyre 5-vjeçar që i shpëtoi masakrës.

Në korridorin e hyrjes së pallatit, së bashku me thikën e  kuzhinës me të cilën kreu edhe krimin, ai dëgjohet duke thënë: “E shihni këtë këtu? Ky është italian. Unë tashmë e kam falur një herë gruan time, ky është i dyti. E preva, i vrava të gjithë. Edhe vajzën time”.

Pamjet e masakrës në Torremaggiore, Taulant Malaj ia dërgoi të afërmve të tij në WhatsApp, të cilat filluan më pas të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Në shkollën e mesme Fiani-Leccisotti në Torremaggiore shokët e klasës kanë vendour një poster në hyrje të shkollës ku shkruhet “Xhesi jeton brenda nesh përgjithmonë”, duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën shoqes së tyre të klasës e cila u vra në përpjekje për të mbrojtur të ëmën.

Carmine Collina, drejtoresha e shkollës ku mësonte Xhesika, e përshkruan atë si një nxënëse të qetë e të sjellshme dhe që nuk kishte patur kurrë probleme.

Në të gjitha klasat e shkollës u mbajt një minutë heshtje për të nderuar 16-vjeçaren.

Taulanti është tashmë i arrestuar për vrasje të dyfishtë, ndërsa ish-gruaja e tij ndodhet në spital. Ishte ajo, e cila mundi të arratisej në kohë nga shkallët dhe të lajmëronte karabinierët për krimin e rëndë.

I zemëruar nga lidhja e re e ish-bashkëshortes së tij me italianin, i cili ishte fqinj me të, e goditi 20 herë me thikë. Ai nuk kurseu as të bijën e cila u fut në mes për të ndarë prindërit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco